E Shtunë, 31 Tetor 2026

"AMC" implementon rrjetin e dixhitalizimit ne tatime

"AMC" eshte zgjedhur si kompania qe ploteson me mire kerkesat e projektit per transmetimin e raporteve periodike per pajisjet fiskale, per sa i perket mbulimit me sinjal, cilesise se sinjalit, teknologjise moderne, shpejtesise dhe kostos se ulet. Ky projekt lidhet me dixhitalizimin e sistemit fiskal ne Shqiperi dhe sjelle teknologji moderne per te gjithe taksapaguesit. Ne kete projekt madhor jane perfshire disa aktore, duke filluar nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, shoqerite e autorizuara per shperndarjen e pajisjeve fiskale, kompania "AMC" si ofruese e rrjetit dhe te gjitha shoqerite private. Ne kuader te ketij projekti, "AMC" do t'u siguroje rrjet GPRS/EDGE shoqerive te autorizuara nga Ministria e Financave per shperndarjen e pajisjeve fiskale, "A.E. Distribution Ltd"., "BNT Electronic Ltd.", "i.V.A. Electronic Ltd.", "CKV Noki Ltd.", "Rilindja Ltd.", and "PKP Ltd", ne menyre qe kompanite private qe do te perdorin keto kasa te transmetojne raporte periodike fiskale ne Drejtorine e Pergjithshme te Taksave. Deri tani shoqerive te autorizuara u jane shperndare 1.000 kartat e para SIM dhe ne fillim te nentorit, kartat do t'u shperndahen kompanive private. Brenda dy viteve te ardhshem cdo kompani do te jete e pajisur me kete sherbim, i cili eshte hapi me i rendesishem drejt dixhitalizimit te sistemit fiskal ne Shqiperi. Si rezultat, ky projekt do te ndihmoje autoritetet te zvogelojne ekonomine informale, ndersa kompanite private do te shpejtojne dhe permiresojne marredheniet me autoritetet perkatese te taksave. "AMC" nenshkroi marreveshjen me autoritetet dhe shoqerite perkatese, si dhe vuri ne dispozicion teknologjine dhe rrjetin e saj per te zbatuar projektin e modernizimit te sistemit fiskal shqiptar. Tashme "AMC" ofron sherbimin Access Point Name (APN) per perdorimin e rrjetit GPRS / EDGE nga shoqerite e autorizuara dhe zbaton infrastrukturen e nevojshme me akses te drejtperdrejte ne rrjetin e brendshem te Drejtorise se Pergjithshme te Taksave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›