Reali mbulon me ar Ronaldon

Reali mbulon me ar Kristiano Ronaldon. 95 milionë euro për pesë vjet, plus të drejtat e marketimit të imazhit të yllit portugez.
Gazeta spanjolle "Marca" shkruan se Ronaldo do të prezantohet te Reali i Madridit, më 7 korrik, thuajse një javë para se madrilenët të nisen për në Shtetet e Bashkuara (14 korrik). Pak ditë më par Kristiano Ronaldo bleu një mega-jaht me një vlerë prej 12.5 milionë eurosh për të shëtitur në plazhet më të bukura të Mesdheut të fejuarën e tij, Nereida Gajardo. Portugezi ka porositur së fundi edhe dy supermakina në modelin e David Bekamit Parkingu personal i Kristianos numëron një Bentley Continental (rreth 190 mijë euro), me siglen CR7 dhe një Porsche 911 Turbo Cabriolet (më shumë se 100 mijë euro).