E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekham, sërish titullar kundër Rekrativos

- Kapelo mund të llogarisë të dielën kundër Rekreativos të gjithë futbollistët e tij. Italiani do të rikuperojë Robinho dhe Beckham, i cili nuk mundi të luajë kundër Espanyol për shkak të pezullimit. Tekniku është shumë i kënaqur me rendimentin e anglezit në fazën finale të kampionatit. Ndeshjete tij të fundit kundër Atletikos dhe Seviljes e bindën përfundimsht atë dhe Bekham do të luajë në vendine Higuain. Argjentinasi do të jetë në bankinë edhe pse shënoi golin e fitores të dielën e kaluar. Robinho do të jetë titullar. Ndeshja e Gutit kundër Espanjolit nuk i pëlqeu Kapelos, i cili preferon të përfitojë nga momenti i mirë i goleadorit brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›