E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marko Van Basten, trajneri i Barcelonës?

- Barcelona e humbi lidershipin e Ligës spanjolle në minutën e 89 Në të njëjtën minutë shënuan si Huguian në Madrid, dhe të njëjtën minutën pësoi golin Barcelona nga Betis.
Ultrasit blaugrana përsëritën disa hërë në korr "Lojtarë mercenarë", dhe "Turp", sharrje që i kishin përmendur edhe pas humbjes 4-0 me Getafen në Kupën e Spanjës.
Analistët spanjollë të gazetave sportive mendojnë se me 70 për qind Barca e ka të humbur kampionatin dhe vetëm 30 për qind mbajnë ende shpresa në fitimin e titullit.
Barcelona duket se do të mbyllë një sezon pa trofe: dështoi në Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Spanjës.
Idea e përgjithshme që po ngjizet cdo ditë e më shumë është zëvendësimi i Frenk Rajkard. Dy emra qarkullojnë për bankinën katalanese: Marko Van Basten dhe Bernd Shuster, nëse Madridi do të këmbëngulë të mbajë Kapelon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›