Teuta - Partizani, gjithçka e hapurRaporti aktual i kualifikimeve rëndon dukshëm nga Partizani: 9-2

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Teuta e konsideron objektiv primar fitimin e Kupës së Shqipërisë, por për të njëjtat synime lufton edhe Partizani, tashmë pjesë e Kategorisë së Parë. Gjithçka është e hapur, pavarësisht se Teuta ka shënuar në transfertë.
NDESHJA E PARË
Partizani e Teuta nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Për Partizanin, realizoi Jurgen Agolli (5’), ndërsa për Teutën, barazoi Altin Hoxha (44’).
KUALIFIKIMET
Raporti aktual i kualifikimeve rëndon dukshëm nga Partizani. Në 11 përballje direkt me kualifikim, Partizani është kualifikuar 9 herë, kundrejt 2 herë të Teutës.
ÇEREKFINALET
Partizani, (56 pjesëmarrje) ka mundur të kalojë 45 herë në çerekfinale, ndërsa Teuta (57 pjesëmarrje) vetëm 36 herë.
TROFETË
Partizani mban edhe rekordin në këtë kompeticion, duke qenë 15 herë fitues i Kupës (8 finale të humbura). Teuta, nga ana e saj e është 3 herë fituese e trofeut (5 finale të humbura).
RRUGA
Në turin e parë Teuta eliminoi Vlorën. Ndeshjen e parë e fitoi 2-0 në tavolinë, ndërsa atë të kthimit 1-0 në Durrës. Partizani eliminoi në turin e parë Adën e Velipojës (0-0, 2-1).
GRUPI B
NDESHJA E PARË
Partizani-Teuta 1-1
Shënues: Agolli 5’/ Hoxha 44’
Numri i klikimeve - 974
E Marte, 08 Dhjetor 2009