Dinamo, argjentinasi vishet blu
Sulmuesi argjentinas eshte bashkuar dje me Dinamon ne stervitje dhe eshte i njohur ne kampionatin argjentinas. Ruben Ceko eshte aktivizuar me disa ekipe te njohura ne Argjenine, ne Kategorine e Pare, prandaj edhe blute nenshkruan me shpejtesi nje kontrate me te, duke e konsideruar si nje blerje te rendesishme ne merkaton e dimrit. Ruben Ceko eshte vene ne urdhrat e zv.trajnerit, Artan Mergjyshi, duke qene se trajneri i pare, Zlatko Dalic pritet te mberrije sot nga Kroacia. Dinamo pret pergjigjen e dyte pas ofertes qe i ka bere ekipit te Norvegjise, Ham Kam, per te siguruar kartonin e Sabino Plakut dhe para se te niset drejt Turqise, synon te afroje edhe dy lojtare te tjere.