Sondazhet: Fiton Luan Krasniqi

Luan Krasniqi e ka fituar takimin edhe në sondazhet e internetit. Faqja gjermane e specializuar për boks boxing.de në sondazhin e zhvilluar (votimet janë deri ditën e djeshme) ka këto rezultate: Krasniqi fiton me nokaut (58.9%), Krasniqi fiton me pikë (25.3%), ndërkohë për një fitore të mundshme të Tompsonit me nokaut janë shprehur 10.2% e votuesve. Për një fitore me pikë të amerikanit janë shprehur 4.9 % e të anketuarve. Edhe në sondazhin e përgatitur nga televioni ZDF, që ka dhe të drejtën ekskluzive të transmetimit të ndeshjes, 1192 votuesit janë shprehur qartë për fitoren e Krasniqit. "Si përfundon takimi Krasniqi kundër Tompson? Krasniqi fiton me nokaut (69%), Krasniqi fiton me pikë (23%), ndërkohë për një fitore të mundshme të Tompsonit me nokaut janë shprehur 4% dhe me pikë 2% e votuesve.