E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia e Kosoves e papranueshme per Serbine

Kryetari i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandër Vulin, gjatë vizitës së tij në Shtërpç ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës është e papranueshme për Serbinë. Ai ka shtuar se zyrtarët serbë do të takohen vetëm me përfaqësuesit ligjorë shqiptarë. Kosova nuk është një shtet I vërtetë por këtu ka përfaqësues të ligjshëm të popullatës shqiptare dhe ne do të flasim dhe do të negociojmë me ata, vazhdoi Vulin. Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se është koha që të marrë përgjegëjsinë për pushtetin që ka në Kosovë. “Me një indinjatë të madhe ne dëgjojmë për sulme të përditshme, rrahje, tentativa për vrasje, dhe vrasje të serbëve që kthene, dhe nuk mund të kuptojmë se komuniteti ndërkombëtar dhe ata që kanë marrë përgjegjësinë për këtë situatë nuk kanë vënë drejëtsinë në vend. Vulin përfundoi duke thënë se Zyra për Kosovën këmbëngultë për rritjen e sigurisë të të gjithë banorëve në provincën veriore. Ai do të vazhdojë të vizitën e tij në Kosovë dhe gjatë ditëve në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›