E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhi Selim Muca uron besimtaret per Fiter Bajramin

Ka përfunduar edhe muaji i Ramazanit që kupton edhe fillimin e festës se Fiter Bajramit. Për besimtarët mysliman Ramazani, është muaji i agjërimit, mëshirës, lutjeve; muaji i shpalljes së Kuranit dhe ata kanë agjeruar për 30 ditë duke u lutur për një jetë më të mirë, për paqe dhe begati. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptarë, Haxhi Selim Muça i është drejtuar shqiptarëve me një mesazh me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kremtimit të Fiter Bajramit.

Mëngjesin e së dielës të gjithë besimtarët myslimanë do të falin Fiter Bajramin. Do të shkëmbehen urime dhe vizita në familjet e të afërmve dhe miqve që janë edhe traditë e besimtarëve myslimanë shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›