Vlora mban konferencën “Ismail Qemali dhe identiteti i shqiptarëve”
Nën kujdesin e deputetit të Vlorës Bujar Leskaj, Këshillit te Qarkut dhe prefekturës Vlorë
Ne vigjilje te 165-vjetorit të ditëlindjes dhe 90-vjetorit të ditë ikjess nga kjo jetë të patriotit dhe figurës së ndritur të kombit në shekullin e XX, Ismail Qemali, Keshilli i Qarkut Vlorë dhe Prefektura Vlorë, nen kujdesin personal të deputetit të Vlorës zotit Bujar Leskaj ne Konferencën shkencore “Ismail Qemali dhe Identiteti i Shqiptarëve”,
Fjala e Hapjes së Konferencës nga deputeti i Vlorës zoti Bujar Leskaj - Ismail Qemali për ne është si një mal i lartë. Njerëzit e mëdhenj si ai dalin rrallë. Ismail Qemal Vlora, ky patriot e burrë shteti i shquar, ka hyrë më të drejtë në Panteonin e lavdisë shqiptare, për të mos vdekur kurrë. Po lexoj para jush essenë e shkruar nga Dr Ibrahim Rugovas për të. “Gjithmonë kemi ndjerë në veten tonë këtë Ditë të bardhë, kemi jetuar me të, me gjakun e saj të kuq, që i qe ndrydhur fort ndër zemrat tona, si në zemrën e Plakut mjekërbardhë që e zbardhëlloi më 1912. O po si të mos e ndjejë këtë Ditë, që është njëra ndër ditët më të bardha, ndër ditët më të kuqe të historisë tonë të vrullshme e plot e përlot me shtrëngata e pak më pak me bardhësi të këndshme. Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndriste ajo dritë flakëruese madhështore, që ngre peshë gjakun e një trungu në çdo stinë të kohës....Viti 1912. Zgjedha otomane zë të hiqet. Këtë e bëjnë ata që me shekuj ndjejnë peshën e saj,peshën e saj të ndyrë shkombëtarizuese,vëllavrasëse dhe copëtuese. Është toka e mëmëdheut, është zgjuar. S’duron këmbën e ndyrë poshtëruese që fikte njomësia pa lindur fare. Bota dëgjon për këtë. Ballkani ushton. Trimat enden në të gjitha anët. Kudo dëgjohet kushtrimi:pavarësisë dhe liri kombëtare. Zemrat e ndrydhura nxjerrin zërin më të fuqishëm. Kuçedrat anadollake iku njeherë e përgjithmonë pas pesë shekujsh. Gjithkush e priti lirin dhe qetësinë. Të jetojnë me shpirt të vet në trungun e vet, meqë e dinin fare mirë se ç’është kjo, ç’sjell për ringjalljen e gjakut të vjetër që me mija-mija vite rrodhi nëpër damarët e Ballkanit të lavdishëm. Ikën anadollakët. Mirë e hetuan këtë, ata që ishin mësuar me harbutërit e kësaj dore. Nuk pritën. U ranë grusht hundëve. E plandosën përtokë dhe simbolin e gjakut tonë, Flamurin e ruajtur me shekuj në gji e në çdo vend të tokës së dashur, e ngritën lart. E ngritën atë ditë vjeshte. Atë ditë të bardhë e të artë. Në kalendarin e historisë kombëtare hyri ajo ditë, hyri ajo ditë. U shënua: 28 nentor 1912. U shënua edhe emri i atij që e ngriti-Ismail Qemali. U shënua edhe vendi. Vlora legjendare...
Fjala Përshëndetëse nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, zotit Agron Sharra: “Ismail Qemali është padyshim një nga figurat më madhore në historinë e kombit shqiptar. Ai përfaqëson një nga pinjollët e familjes Vlora, familje me tradita të shquara atdhetare dhe intelektuale, gjurmët e së cilës fillojnë që para vitit 1400 në kryeqytetin e jugut, Kaninë. Në funksion të objektit madhor Ismail Qemali nisi një tur takimesh me bashkatdhetarë jashtë vendit deri tek takimet diplomatike. Në 28 nentor 1912 delegatët e mbledhur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës shpallen aktin madhor të Pavarësisë. Qeveria e re realizoi një sërë masash. Ajo kreu Themelimin e Bankës Kombëtare Shqiptare, rregulloren e administratës civile, Sistemin arsimor dhe gjuhën shqipe, organizimin e ushtrisë dhe policisë, organizmin e post-telegrafit shqiptar, ndërtoi bazën e shtypit me gazetën e saj zyrtare; “Pëlindja e Shqipërisë”, etj. Mësimet e Ismail Qemalit ishin shumë të vlefshme. Qeveria demokratike e kryministrit Berisha në vitet e para të demokracisë dhe rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri. Ashtu si Ismail Qemali që i kushtoi j vëmendje arsimit mbi baza demokratike qeveria e pas viteve 90 bëri liberalizimin e arsimit si dhe një sërë masash në kuadër të futjes së vendit tonë në NATO e në BE.
Profesor Koli Xoxe, akademik, referoi temën: “Shpallja e Pavarësisë se Shqipërisë”. Studiuesi që ka botuar edhe libër për figurën e ndritshme të Ismail Qemalit, solli kushtet dhe rrethanat historike të aktit madhor: “Shumë armiq shkelën këtu, por ilirët kishin një atdhe, ata ishin pasardhësit e rilindasve, tha ai. Frashërllinj, Konica, I.Qemali, Figura e I.Qemalit është një rilindës shqiptar ashtu si Frashërllinjtë, Konica dhe të tjerë figura të përndritjes sonë kombëtare. Profesor.Kaliopi Naska, Akademike, referoi temën: “Veprimtaria e Ismail Qemalit ne mbrojtje te teresise territoriale ne vitet e fundit te jetës”. Duke trajtuar fillimet e aktivitetit politik të tij në dobi të Atdheut brenda kërkesave të Rilindjes Kombëtare, spikat figura e udhëheqësit të kryengritjeve të mëdha shqiptare antiosmane deri në realizmin e Pavarësisë kombëtare. Me shpalljen e Pavarësisë kombëtare Ismail Qemali zuri vendin që meritonte,në krye të qeverisë së parë kombëtare të shtetit të pavarur. Si kryeministër i vendit i kushtoi kujdes konsolidimit të shtetit organizmit të hallkave kryesore të administratës e cila shënoi një hap të rëndësishëm duke i dhënë shtetit shqiptar në një farë shkalle fizionominë e një shteti modern nga forma dhe përmbajtja me një administratë të përqëndruar. Këtij synimi i shërbeu dhe politika që ndoqi për ruajtjen e unitetit kombëtar, mbrojtjen e interesave kombëtare në moscënimin e sovranitetit kombëtar. Coptimin e Shqipërisë në vitin 1913 me aneksimin e Kosovës Serbisë dhe Camërisë nga Greqaia, shtoi prof Naska, ai e përjetoi mjaft rëndë. Këtë ai e shprehu në takimet që zhvilloi me personalitet efuqive të mëdha dhe të shteteve Ballkanike. “Shqipëria nuk mund të qëndrojë në kufijtë e tanishëm,prandaj ai me vete morri në Londër Isa Buletnin për të folur në emër të shqiptarëve të Kosovës. I.Qemali u detyrua të largohet nga drejtimi i qeverisë shqiptare në një kohë kur Shqipëria ndodhej në një situatë kritike dhe kishte nevojë të madhe për një udhëheqje të aftë kombëtare,për të përballuar bllokun armiqësor të Fuqive të Mëdha. Në 24 janar u vendos me familjen e etij në Nice të Francës. Mbretërimin e shkurtër të Princ Vidit I.Qemali do ta quante në kujtimet e tij si një mbretërim që ishte më i pasur në episodet groteske se sa në përpjekjet reale për të riorganizuar një shtet në lindje e sipër, që nxori në shesh kujdesin e pakët që treguan fuqitë e mëdha. Gjatë qëndrimit të Vlorë ai kundërshtoi me forcë faktin Greqia vazhdonte të mbante të pushtuara territoret shqiptare të Jugut. Pas aktivitetit të gjerë në emigracion me mbarimin e luftës I.Qemali nga Barcelona kthehet në Itali për të vënë në jetë atë çka ai kishte përgatitur të realizonte mbrojtjen e çështjes shqiptare në Konferencën e Paqesë. Megjithëse ne rrethana të vështira ekonomike dhe politike I.Qemali se ndërpreu asnjë castë punën në mbrojte të çështjes shqiptare. Këtij qëllimi krahas atyre të shumta diplomatike i shërbeu memorandumi i tij i 15 janarit 1919 të cilin ai i dërgoi kryeministrit të Italisë Orlando dhe Ministrit të Jashtëm Sonino, që do të merrnin pjesë në Konferencën e Paqes në Paris. Ai me të drejtë e quan veten përfaqësues të ideve shqiptare, realizimit të të cilave “ia kam kushtuar tërë jetën time” dhe vazhdon “ndjej për detyrë t’ia besoj shpresat e mia për lirinë e vendit tim mbështetjes dhe kujdesit të madh të Italisë në mbështetje të pretendimeve të ligjshme të popullit shqiptar”. Profesori i Asociuar, Dr, Bardhosh Gaçe, Kryetari i Shoqates Mbarëkombëtare Kulturore-Atdhetare “Ismail Qemali referoi temën “Ismail Qemali dhe Identiteti i Shqiptarëve”. “Në arkivin e shtetit, tha ai, ndeshi me një letër që Syrja bej Vlora ia dërgon ia dërgon të birit Eqerem beut. Ismail Qemali megjithëse ishte i zhveshur nga pasuria personale, kishte influencë, ishte një diplomat i zoti, i ditur e i kulturuar, e njihte fare mirë politikën e Europës dhe dëshironte të ngrinte një administratë perëndimore. I.Qemali, u shpreh Gaçe kishte miq në Evropë nga personalitete më në zë siç ishte Klemanso. Në revistën The Cuartly dhënë gazetarit Zhak Benvju thuhet “në drekën me mikun tim I.Kemal u gjend i befasuar disa caste...Miku nga një vend i vogël i Ballkanit zotëronte një kulturë poliedrike për historinë e Francës nëpër kohët e saj”. Historian Hysni Shaqiri nga Maqedonia, ish-deputet, pjesëmarrës ne UÇK. referoi temen: “Ismail Qemali dhe trojet etnike shqiptare. Ai tha nder te tjera se Ismail Qemali është njëra ndër fytyrat më të mëdha kombëtare të historisë së popullit shqiptar. “I.Qemali, edhe pse pati funksione të rëndësishme në administratën osmane, kishte qëndrimet dhe idetë e tij përparimtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare, ndaj asnjëherë nuk u pajtua me politikën e Portës së Lartë. Bindjet e tij politike për çështjen kombëtare shqiptare u bënë të papranueshme e armiqësore për forcat konservatore të Stambollit. Megjithatë, ai angazhoi për zbatimin e reformave të reja demokratike me theks të veçantë në përkrahjen dhe ndihmën e popujve të shtypur. Laureta Petoshati, Pubiciste, Kryetare e Shoqatës “Për Identitet dhe Bashkim Kombëtar”-dega Vlorë referoi për temën: “Ismail Qemali në këngët dhe rrëfimet e popullit”, kurse pedagogu i Universitetit të Vlorës O.Caci referoi për temën “Diplomacia e I.Qemalit”. Në emër të familjes Vlora, konferencën e përshëndeti Arjana Vlora. Anëtari i Kryesisë se shoqatës Ismail Qemali Albert Abazaj shpalli 5 personalitetet te cilet kane kontribuar ne media brenda dhe jashtë vendit për figurën e Ismail Qemalit. Çmimet iu ndanë zotit Dalip Greca, kryeredaktor i gazetës “Illyria”, Kozeta Zylo, Laureta Petoshati, Kristo Cipës dhe gazetarit Gëzim Llojdia.