E Diel, 1 Nëntor 2026

Erjon Veliaj, shembulli i keqpërdorimit të “lëvizjes qytetare”, për interesat politike

E mbani mend Erjon Veliajn, atë djalin që kur flet lëviz këmbë e duar…
E pra, ai Erjon Veliaj ka deklaruar dje i eksituar në kufijtë e orgazmës, por jo krejt rastësisht nga SHBA-të dhe bash pak ditë pas përfundimit të ceremonisë së betimit të Presidentit Barak Obama, se brenda këtij muaji ai do të shndërrojë zorrën qorre të PS-ës, G 99 (terminologji e huazuar dhe e ripërsëritur), në një parti politike. Dashtë zoti dhe nuk i vetë mendja njeriut që këtë parti të re, ta etiketojë tash e tutje, zorra e trashë e PS-ës, PG 99-a…
* * *
Në qoftë se ndokush, pas këtij “sihariqi”, do të tregohet xheloz, apo smirëzi, gjëja e parë që do t’i shkojë në mendje, do të jetë arsyetimi, “po ky ‘spurdhjak’, çfarë e mendon veten se është”.
Me të drejtë, brenda kësaj logjike, “xhelozi” apo “smirëziu”, do të kalojë nëpër mend historinë e kungullit, që kur u rrit mori gardhin dhe hajt ta mbaje megjithëse të vetmen gjë më me vlerë ka farëzat e tij, që mund të përtypen nga kushdo, të pjekura apo të papjekura, të kriposura apo të pakriposura.
Hej, të jemi të saktë, nuk duam të ndikojmë të ndokush që të bëjë ndonjë lidhje, apo të gjejë ndonjë gjë të përbashkët mes etiketimit “kungull” dhe etiketimit “Erjon”, apo, apo, t’ua bëjmë arsyetimin aq të lodhshëm, sa të mundoheni e të gjeni lidhje të mundshme mes gardhit e farave të kungullit nga njëra anë dhe gardhit e farave të Erjonit nga ana tjetër…
Të jemi të shumë, shumë të saktë.
Nuk kemi aluduar aspak, se Erjon Veliaj është ai kungulli që po rritet e po merr përpjetë gardhit, megjithëse gjënë më me vlerë ka farat, që mund të përtypin të pjekura apo të papjekura, të kriposura apo të pakriposura.
Thjesht, kjo ishte një hamendësim nga pozitat e një “xhelozit” apo një “smirëziut”.
Nuk ekziston aspak dyshimi më i vogël se “farat” e Ejonit do të mund të “përtypeshin” aq lehtë nga konsumatorët, që ia njohin vlerat e vërteta një “kungulli”.
* * *
Duke ndjekur logjikën e një arsyetimi “invers”, pra këndvështrimin e kundërt të një dashamirësi apo simpatizanti të partisë G 99, gjërat me gjithë sforcon për ti parë ndryshe, duken edhe më të ngatërruara.
Ngatërresat vijnë nga mpleksja e numrave.
U tha në fillesat e G 99-s nga “Mjaft” se numri 99, kishte të bënte me “99 petritët”, që themeluan këtë Lëvizje. Por tashmë, për të themeluar një parti, duhen 300 firma minimalisht. Nuk është puna se G 99-a nuk i gjen këto firma, po puna është nga këta 300 firmëtar, sa pretendojnë të bëhen deputetë, se Kuvendi vetëm 140 vende ka. Në qoftë se deri tani, “99 petritët”, kanë bërë vullnetarisht rolin e atij që “lëviz”, pas kësaj “300 petritët”, çfarë roli do të kenë, dhe si do e kryejnë këtë rol të mundshëm post “lëvizës”.
Pastaj, më e ngatërruar puna bëhet, në analizën e ca shifrave të tjera. Si, p. sh:., çfarë gjëje ndryshe do të sjellin këtë “petritë”, nga vetëm 42 parti që mundën të sigurojnë këshilltarë ën zgjedhjet vendore të vitit 2007, apo, nga 12 parti që mundën të sigurojnë deputetët në zgjedhjet e vitit 2005. Në këto shifra nuk merren në konsideratë, dhjetëra parti të tjera, plus partisë së mbetur në tentativë të Spartak Ngjelës dhe partisë pa emër të Petro Koçit…
E pra, po dyshoj se me mbi 100 parti që (s’)ekzistojnë në Shqipëri, edhe partia më e re e Erjon Veliajt, ka perspektivë që minimalisht të sigurojë 4 këshilltarë në qeverisjen vendore, sikurse partia me inicialet PESH, apo të jetë e denjë të konkurrojë me gjsymë PDK-ën, që as vetë nuk e di tashmë sa deputetë ka.

* * *
Asnjë nga dy këndvështrimet e mësipërme nuk duken aq realiste së e vërteta e “lëvizjes së lëvizjes “ së Erjon Veliajt. I njohur tashmë nga çdokush, që shfaqet nëpër televizione e gazeta, jo për vlera, por për lidhje jo dhe aq personale me drejtuesit e këtyre mediave, ai nuk rresht së dhëni mend, për të gjitha, deri edhe për “jeans”-et apo “facebook”-un, apo edhe muzikën e Sinan Hoxhës.
Ndërsa këto të gjitha janë “aksesorët”, “vlera” e vërtetë e tij lidhet me atë që ai është asgjë më shumë se sa ai “qeni i rrahur” që rri urtë para Edi Ramës. Ndërsa ky tip, “qeni i rrahur”, leh vend e pa vend në ambiente të tjera për asgjë dhe për gjithçka, para “të zotit”, rri urtë, aq sa të bën ta mëshirosh.
Mban mend ndonjëri që ky Erjon Veliaj të ketë shprehur revoltën e tij të mundshme, bie fjala të tipit me oturakë, kundër kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama.
Përgjigja është jooooo...!
Ndërsa ai “qeni i rrahur”, pas shërbimeve , të tipit lehje pa vend, që duket se i bënë të zotit, kënaqet me një kockë, edhe ky Erjon Veliaj, tashmë i ngjirur, duket se ka zgjedhur të shpërblehet me një vend të mundshëm në Kuvend.
Ai personalisht i ka bërë mirë llogaritë e tij, për deri sa keqpërdor një “lëvizje qytetare”, për të “lëvizur” vetë drejt politikës. Problemi është se çdo të bëhet pas kësaj me 99 të listuarit e deritanishëm te G 99-a…, që kanë pasur aftin e keq të besojnë Erjon Veliajn, por që s’kanë as edhe ndonjë lidhje afektive apo jo me Edi Ramën…

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›