E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, gjendet e vdekur në banesë e moshuara

Një e moshuar është gjetur e vdekur në banesën e saj në qytetin e Vlorës.
 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” e qytetit bregdetar ku një e moshuar, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është gjetur e pajetë ndërsa dyshohet se ajo mund të ketë konsumuar lëndë helmuese.
 

Ndërkohë trupi i pajetë i të moshuarës është dërguar në morgun e qytetit për t`i bërë ekspertizën e cila do të vërtetojë edhe shkaqet e vdekjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›