Aksident në aksin Milot-Laç, 3 të plagosur rëndë

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Milot-Laç.
Një automjet me të cilin udhëton 3 persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë të tre pasagjerët janë plagosur rëndë.
Menjëherë të plagosurit, identiteti të cilëve nuk bëhet I ditur janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.