E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, orteqe dhe borë në veri, mbyllen shkollat në Pukë e Kukës

TIRANË- Situata në veri të vendit, vijon të mbetet problematike për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta që mbizotërojnë në vend.

Dhjetra komuna mbeten të bllokuara për shkak të borës, ndërkohë akset kombëtare janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa akset rrugore dytësore mbeten të bllokuara.

Akse të bllokuara janë Qafë Mali-Bajram Curri, Qafë Mali-Kukës dhe të gjithë rrugët rurale në rrethin e Pukës, Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Peshkopi-Librazhd, si dhe të gjitha rrugët rurale në Kukës dhe në qarkun e Dibrës, ndërsa i gjithë rrethi i Tropojës është i izoluar dhe komunat nuk komunikojnë me njëra-tjetrën.

Raportohet gjithashtu se në zonën e Bajram-Currit dhe ne Qafe Morine ka pasur gjatë natës rënie të orteqeve të dëborës. Problematike janë akset Morine-Kalimash, Kukës-Krumë, Qafë Mali-Kukës, te cilat kalohen me vështirësi edhe me zinxhirë. E njëjta situatë edhe në Pukë-Fushë Arrëz-Mirditë si dhe në aksin Tiranë-Peshkopi, probleme nga akulli edhe brenda qytetit të Kukësit.

Shkollat në Pukë nuk kanë nisur edhe sot mësimin, ndërsa procesi është pezulluar në të gjitha shkollat në komunat e Kukësit edhe për këtë javë.

Janë shfaqur probleme me emergjenca shëndetësore në komunën Golaj të Hasit dhe në komunën Tropojë e Vjetër, si dhe probleme me rezervat ushqimore në Zapod të Kukësit, ku bora arrin në trashësinë mbi 2 metër. Komun Trebisht në Dibër prej 6 ditesh vuan mungesën e energjisë elektrike. Ndërkohë në Korcë aportohet se janë të kalueshme me zinxhirë Qafa e Qarrit, Ersekë-Leskovik, Korcë-Vokopoje dhe Korcë-Dardhë, e bllokuar vetëm komuna Lekas.

POLICIA:  SITUATA E AKSEVE RRUGORE
Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të
fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:
1.aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2.aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3.aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4.aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5.aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6.aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm,
7.aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë,
8.aksi Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
9.aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
10.aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11.aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm.
Në qarkun Dibër:
1.aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2.aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3.aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4.aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6.aksi Peshkopi – Muhurr – Arras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7.aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i kalueshëm me zinxhirë,
8.aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9.aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Në qarkun Shkodër:
1.aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm, por ka ngrica,
2.aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm, por ka ngrica,
3.aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
4.aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
5.aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i kalueshëm me zinxhirë,
6.aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm, por ka ngrica,
7.akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
8.akset Bogë – Theth dhe Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet
për pastrimin e tyre,
9.akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
10.aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
11.aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Në qarkun Lezhë:
1.aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi,
2.aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3.në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Në qarkun Tiranë:
1.në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2.në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë
Në qarkun Elbasan:
1.aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2.aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
3.aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në qarkun Korçë:
1.aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
1.aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë
janë të kalueshme me zinxhirë,
2.aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë.
Në qarkun Berat:
1.aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në qarkun Gjirokastër:
1.aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4.aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Vlorë:
1.në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa
zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kukës, ngrin liqeni i Fierzës Bulqizë, bora 2 metra bllokon punën në minierë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›