Panariti-Liberman Hapja e ambasades shtyse per marredheniet ekonomike
Ministri i jashtëm, Edmond Panarit dhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve. Kështu, pas takimit që patën mes tyre dy zyrtarët e lartë parashtruan gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp pritshmëritë në bashkëpunmin ekonomik e politik. Duke kulmuar me hapjen e ambasadës izraelite në Tiranë, ministri Panariti dhe ai Liberman garantuan se tashmë një vëmendje të veçantë do t’i kushtohet bashkëpunimit në fushën ekonomike. Hapja e kësaj ambasade, sipas Panaritit, është një shtysë dhe frymë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Nga ana e tij ministri Liberman u shpreh se “kjo ambasadë do të sjellë progres jo vetëm në marrëdhëniet politikë, por kjo do të shihet dhe si një shtysë për marrëdhëniet ekonomike, pasi zhvillimi i marrëdhenieve ekonomike zhvillon marrëdhëniet politike”.
Madje, ministrit të Jashtëm të Izraelit, tashmë është koha e duhur që investitorët izraelitë të shohin mundësitë që ofron vendi juaj për investime, ndaj ky bashkëpunim duhet të shtrihen përtej dy ministrive përkatëse.