E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrat e dhunshëm që nuk pyesin as për urdhërat e mbrojtjes

Tiranë- Urdhër Mbrojtjeje është një masa paraprake që gjykata jep për njerëzit që kanosen apo dhunohen nga familjarët e tyre, kryesisht burri ndaj gruas apo prindërit ndaj fëmijëve.

Por në Shqipëri ata që marrin “Urdhër Mbrojtjeje” janë po aq të pambrojtur sa edhe para tij. Burrat shqiptarë as që e marrin në konsideratë urdhërin e gjykatës dhe mendojnë se gruaja është prona e tyre, me apo pa “Urdhër Mbrojtjeje”, madje edhe pas divorcit.

Një 36- vjeçar, Erjon Haxhiu, do të dalë tashmë para gjykatës pikërisht nën akuzën e shkeljes së “Urdhërit të Mbrojtjes”, të vendosur nga gjykata ndaj të shoqes Blerina Haxhiu. Më herët, gjykata kishte urdhëruar që 36 vjeçari të mos i afrohej shtëpisë së gruas, në një distancë prej 500 metra dhe as të mos kontaktonte me të.

“36- vjeçari kishte një martesë prej 14 vitesh me Blerinën- thotë prokurori Naim Tota- nga e cila kanë dy djem”. Por i pandehuri, duke qenë në dijeni të urdhërit të gjykatës, ka shkuar në banesën ku strehohej e shoqja me djemtë dhe e ka dhunuar sërish atë atë.

Çështja është referuar në Maj të këtij viti nga komisariati numër pesë në Kamëz, pasi gruaja ka denoncuar se burri jo vetëm kishte thyer “Urdhërin e Mbrojtjes” por edhe e kishte dhunuar atë.

Edhe më herët, Gjykata e Tiranës kishte patur raste të thyerjes së këtij urdhëri dhe ushtrimit të dhunës, por prokuroria e ka akuzuar vetëm për shkelje të “Urdhërit të Mbrojtjes” dhe për jo ushtrimin e dhunës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›