Shkodër, vritet 43 vjecari, arrestohet autori
Vrasje në hyrje të qytetit të Shkodrës. Në orët e para të mëngjesit është qëlluar pë vdekje një 43 vjecar ndërsa policia arrestoi të dyshuarin si autor të këtij krimi. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
SHKODER- Një 43 vjecar është vrarë sot në mëngjes në qytetin e Shkodrës. Efektivat e drejtorisë së policisë së Shkodrës informojnë se viktima është Altin Tahiri 43 vjec. Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen “Iliria” në hyrje të qytetit të Shkodrës. Më tej policia informoi se është arrestuar i dyshuari si autor i vrasjes Abdulla Durro, 50 vjec. Nuk dihen rrethanat e vrasjes si dhe motivet e këtij krimi.
(s.g/BalkanWeb)