Thaçi: Autostrada, një mrekulli dhe moment historik
PRISHTINë- "Ndërtimi i autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdare është një mrekulli dhe moment historik", tha sot kryeministri Hashim Thaçi pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë, Bechtel Enka.
Në ceremoninë e organizuar në prani të ambasadorëve të SHBA, Turqisë, Britanisë së Madhe, Shqipërisë dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore, kontrata u nënshkrua nga kryesuesi i Komitetit Nderministror për Autostradën Vermicë- Merdare, ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe përfaqësuesit e kompanisë Bechtel, Michael A. Adams dhe Sinan Tara i kompanisë Enka.
"Ky është një moment historik për shtetin tonë, pra, po realizohet ëndrra e qytetarëve të Kosovës. është projekti më i madh në historinë e deritanishme të vendit tonë”, tha Thaçi. Sipas tij, “projekti i ndërtimit të autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdare ndihmon qytetarët duke iu krijuar mundësitë e reja të lëvizjes së lirë dhe integron shtetin e Kosovës fuqishëm në rajon”, u shpreh kryeministri Thaçi.
Autostrada Vërmicë-Prishtinë- Merdarë do të jetë në gjerësi 28 metra me katër korsi.
Në një nga mbledhjet e kaluara të qeverisë së Kosovës u paralajmërua që ndërtimi i autostradës të fillojë këtë pranverë.
(e.n/BalkanWeb)