Vlorë, Arvizu takon Gjikën: Shpresojmë për zgjedhje të rregullta dhe pa probleme
VLORE – Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu vijon takimet e tij në qytetet kryesore të vendit, për tu interesuar mbi mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe klimën parazgjedhore në tërësi. Sot ambasadori Arvizu ishte në Vlorë, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Shpëtim Gjika, i cili e siguroi ambasadorin për zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë e pa incidente në 23 qershor.
Nga ana e tij, ambasadori Arvizu tha se shpreson për zgjedhje pa probleme e të rregullta.
Pak ditë më parë, ambasadori Arvizu zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, ku theksoi rëndësinë që palët politike të gjejnë kompromis për çështjen e KQZ-së, dukë shtuar se nuk është vonë për të shkuar në zgjedhje me një KQZ të plotë.
Ambasadori Arvizu deklaroi në takim se Ambasada Amerikane do të nisë përfaqësuesit e saj në Fier, për të parë nga afër procesin e votimit dhe të numërimit, ndërsa e vuri theksin tek liria e votës.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zgjedhjet, Arvizu sot bashkëbisedim online