E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Duart e pastra prangosin kambistin 45 vjeçar

/>Policia godet sërish kambistët e paligjshëm. Si rezultat i vijimit të operacionit Duart e pastra nga ana e seksionit të pastrimit të parave në drejtorinë e policisë së qarkut Vlorë, nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur Kapelja, në lagjen 28 nëntori, u bë e mundur dje, kapja në flagrancë e 45- vjeçarit nga Vlora, Guri Lamaj. Burimet e policisë kanëbërë të ditur se kapja e tij u bë pasi ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të këmbimit valutor, çka bie ndesh me ligjin mbi funksionimin e bankave në Republikën e Shqipërisë.  Nga ana e policisë u administruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 mijë lekësh. Materialet në ngarkim të tij ju referuan prokurorisë së rrethit gjyqësor të Vlorës për veprime të mëtejshme, pasi ndaj tij filloi çështja penale në gjendje të lirë. Policia e Vlorës ka bërë me dije se operacioni Duart e pastra do të vijojë edhe në ditët në vijim, kundër çdo personi që ushtron një aktivitet të tillë të paligjshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›