Coli, si u vrane Saliu e Lama
Tirane-Ndarja e "Bandes se Durresit" ne dy pjese dhe me pas, vrasja e anetarit te saj Klodian Saliu kane qene rrefimet e radhes se te penduarit Adriatik Coli. Fillimisht i penduari ka nisur te tregoje per tregtine e tyre te droges. "Pas vrasjes se Tanit, Plaurenti erdhi per te ndare parat e droges, me Klodin dhe Indritin. Une isha te Klodi, kur erdhi Plarenti per te kerkuar pjesen e parave. Klodi i dha rreth 5.5 kg e gjysme heroine dhe i tha, shite. Plaurentit i ngeli qejfi, por e mori drogen, nuk tha gje dhe e nisi per ne Itali. Klodi i tha: "Kur te vij Luli i bejme llogarit perfundimtare". Klodi per pjesen e tij ishte ortak me Indrit Taullain. Pas disa ditesh une isha te Klodi dhe ai, ne muhabet e siper me tha: "Plarenti me Lulin fusin doren e marrin dhe kane marr lek pa hesap, te shuma qe ishte bashke, se ku shkuan per ndryshe 300 milione lireta", ka nisur te tregoje i penduari. Rreth muajt shtator te vitit 2000, arrestohet Klodian Saliu. Arrestimi i tij erdhi fillimisht per ceshtjen e nje vrasje me thike shume kohe me pare, rreth viteve 1992 ose 1993, por me pas u akuza edhe per vrasjen e Arjan Pajes dhe Viron Currit, si dhe plagosjen e Marsel Sotirit, pas zbulimit te gjurmeve te gishterinjve ne makinen "Golf", qe ishte perdorur per ate vrasje. Ndersa Klodian Saliu qendronte ne qeli, "banda" kishte marre dijeni se Erjon Lame ishte fuqizuar shume, per shkak te trafikut te tij te droges mes vendit tone dhe Italise.
Vrasja e Erjon Lames
Adriatik Coli ka shpjeguar dje, se nje dite Indrit Dokle i kishte thene se e kishte marre ne telefon Erjon Lama dhe i kishte thene, kur do pinin nje kafe, se me Indrit Taullain kishte pire dhe ishte sqaruar. "Indrit Dokle i kishte thene qe, nuk pi kafe me njeri. Erjoni ishte pergjigjur qe "po mire, kush t'i kepus koken njeri-tjetrit pra". Pas kesaj une i thashe shkojme e i kepusim koken. E ruajtem te dy Erjon Lamen per rreth tre muaj rresht, po nuk po na dilte ne shteg. Pastaj, nje dite Indritin e mori ne telefon nje shok i tij dhe i tha qe Erjon Lamen e kishte tek klubi i L.M. qe eshte afer bashkise. Menjehere pas kesaj telefonate, Indriti erdhi tek shtepia ime, une e mora pistoleten dhe ai automatikun te tipit "Skorpions" dhe u nisem per t'i bere prit, poshte rruges se bashkise. Ai nuk kishte nga te kalonte dhe ishte i detyruar te kalonte andej ku ne po prisnim. Ndenjem rreth gjysme ore derisa Indriti pa makinen e Erion Lames, pasi une nuk e njihja makinen e tij. Pak metra para se te vinte tek ne, ai ndaloi makinen dhe takoi nje mik te tij. Ata biseduan rreth 5 minuta dhe makina erdhi ne drejtimin tone. Kur ishte rreth tre metra larg nga ne, Indriti e qelloi me "Skorpions". Makina doli anash rruges dhe goditi shtyllen elektrike. Une u mundova te hapja deren e pasagjerit, pasi pashe se Erjoni ishte shtrire. Nuk e hapa dot deren se ishte me sigurese dhe dola nga ana e Erjonit. Ne ate kohe, ai po levizte dhe donte te hapte deren e tij. Une ne ate cast e qellova me pistolete dy here, njehere ne barke dhe njehere ne gjoks, ai hapi deren dhe ra", ka treguar dje i penduari. Me pas, Coli dhe Dokle ishin larguar ne drejtim te magazines se Birre, ndersa armet i kishin hedhur perballe ambulances, ku po ndertohet nje pallat i madh, ne ate kohe.
Ftohjet e marredhenieve
Me tej i penduari ka treguar edhe ftohjet e marredhenieve mes tyre. Fillimisht ftohjet kishin ndodhur mes Colit e Indrit Dokles me Indrit Taullain, per shkak te pazareve te vjedhjeve. Pas daljes se Lul Berishes nga burgu ne Itali, ne Shqiperi lirohet Klodian Saliu. "Me thirri Klodi dhe une shkova ne Spitalle. Ai me tha: "nga njerezit me te afert te kam ty dhe Indrit Doklen. Me Lulin nuk kam me pune, meqe kur isha ne dite te zeza nuk me pa njeri. Pas tre-kater ditesh, Klodi me vellain Shkelqimin, shkuan per vizite tek Luli per t'ia kthyer viziten. Une e pashe vete kete, pasi ne ate kohe isha tek shtepia e Klodit. Une me Indritin e pritem rreth 30 minuta Klodin jashte shtepise se Lulit me dy makina. Qe nga ajo dite Klodi nuk eshte takuar me me Lulin. Mbas takimit, Klodi u shpreh se "Kishim ca kishim me Lulin, i pash pislleqet e tij dhe nuk me ka ndihmuar, tani ai ne punen e tij, une ne punen time. Kemi qene shok, deri dje ruajtem ca kishim per te ruajt, tani nuk jemi armiq dhe te shikoj cdo njeri punen e vete.", ka vazhduar i penduari. Ne kete periudhe kohore grupit te Klod Saliut iu shtua Altin Begu. Gjate kesaj periudhe grupi i Saliut eshte marre me trafik droge, te cilen e gjente vete ai dhe pasi e perziente e transportonte rreth 20 kg ne muaj ne drejtim te Italise. Ne kete kohe "banda" e ndare ne dy pjese kishte filluar edhe bedatet mes tyre. Pas ardhjes se Paurent Dervishit nga Amerika, grupi i Lulzim Berishes u forcua edhe me shume. Perballe kesaj situate Klodian Saliu se bashku me grupin e tij, vendosen qe te vrasin Lul Berishes, vrasje e cila u shty per me vone.
R.Caushaj