E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Saliut, nga grupi i Berishes

Diten qe Klodian Saliu eshte vrare, kishte percjelle ne Rinas nje ortak te tij italian. "Rreth ores 14:00 Klodi me telefonoi dhe me thote se i ishte prishur makina ne rrugen e Rinasit duke ardhur per ne Durres dhe me tha qe te shkoja ta merrja. Une se bashku me nje kusheri te Altin Begut jemi nisur me makinen time tip "Benz" 2500 me targa DR 1635 C ose D. Klodin e kemi takuar pak me larg se fabrika e tullave ne Vore. Klodi ka hipur ne makinen time dhe ai kusheriri ne makinen e Klodit dhe duke e rimorkiuar jemi kthyer ne Durres te fabrika e cantave. Pasi lame Klodin te fabrika shkuam per ta rregulluar makinen ne Shenavlash sa kalon mbi kalimin e autostrades. Bleme pjeset e kembimit dhe e rregulluam makinen ia derguam Klodit rreth ores 19:00 te darkes. Aty i kujtova se kishim ndeshjen e futbollit ne ora 20:00 ne kalceto dhe u ndame qe te takohemi atje. Ne ores 20:00 ishim ne kalceto dhe kemi luajtur nje ore futboll me disa cuna qe kane nje biznes ne afersi te qendres tregtare "Galaktiku". Pas ndeshjes, e pyeta Klodin nese ishte per kafe dhe ai u pergjigj se ishte i lodhur dhe u nisa per ne shtepine e tij ndersa une shkova ne shtepine time rreth ores 21:10 me makinen time. Klodi nga kalceto u largua se bashku me Osmanin, me makinen e tij qe e rregulluam ate dite. Rreth ores 22:00 kur une isha ne shtepi duke pare televizor me ka telefonuar Indrit Dokle me ka thene se ka bere karambol Klodi me makinen dhe me tha te shkoi te Kirurgjia per t'u interesuar se ishte duke ardhur ai. Aty mora vesh se ne Kirurgji ndodhet vetem Osmani ndersa Klodi e kishin derguar ne Spitalin Ushtarak.", mesohet te kete deklaruar Coli. Mesohet se kur Coli ka shkuar ne Spitalin Ushtarak, Indrit Dokle i cili kishte shkuar me pare i ka treguar se Klodi kishte vdekur jo nga aksidenti, por e kishin vrare me arme. "Pas 10 minutash aty erdhi L.K. te cilin e kishte njoftuat Indrit Dokle ne lidhje me vrasjen. N.K. erdhi me makinen e tij i pa shoqeruar me njeri. Pasi erdhi L.K. ai e thirri Indritin te makina e tij por me Indritin shkova edhe une. Indriti e pyeti L.K. "O L.K. kush e vrau" dhe ai u pergjigj, "Lul Berisha e ka vrare.", ka vazhduar me tej Coli. Me tej ai ka treguar se ne varrim nuk erdhi asnje nga kundershtaret e tij, as Luli e as shoket e tij, ndersa ai se bashku me Doklen u angazhuam per te marr hak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›