E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë/ Persona të maskuar grabisin 4 studentë



VLORE - Katër studentë janë bërë "pre" e një grabitjeje të armatosur dje në Vlorë. Burime policore bënë të ditur se ngjarja është shënuar në lagjen "Pavarsia" në katin e tretë të një pallati ku jetonin me qira katër studentë. Referuar thënieve të studentëve në polici, dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoletë, u ishin futur atyre në banesë. Në kërcënimin e armëve ata u kanë kërkuar studentëve paratë dhe sende të tjera me vlerë. Mësohet se grabitësit kanë mundur të marrin një sasi prej 10 mijë lekësh të rinj, një kompjuter lap-top, si edhe katër aparate telefonikë të studentëve. Gjatë largimit ata kanë kërcënuar studentët të mos njoftonin policinë dhe të mos dilnin nga shtëpia, pasi në të kundërt, do t'i vrisnin. Pak minuta më pas studentët kanë kontaktuar me fqinjët e tyre. Kanë qenë këta të fundit që kanë sinjalizuar policinë. Pasi ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë këqyrjet e nevojshme policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje studentët e dëmtuar,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›