E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himara, LevizjaStudentore: Johetimit të njëanshëm

VLORE- Lëvizja Studentore e qytetit të Vlorës akuzon për hetim të njënanshëm dhe kërkon lirimin e 7 prej 8 të arrestuarve të ngjarjes në Himarë, ku si pasojë e përplasjes me makinë mbeti i vdekur himarioti 32 vjecari Aristotel Guma. Ngjarja ndodhi më 12 gusht dhe për vrasjen policia ndaloi drejtuesin e mjetit, Ilir Muka si dhe 7 të rinj. Banorët thonë se vdekja ndodhi pas një grindjeje se i riu fliste greqisht, por policia nuk konfirmon dhe thote se ishte aksident.

Lëvizja Studentore thotë se vdekja e Gumës erdhi si pasojë e përplasjes së automjetit që drejtohej nga një person, me motorin, dhe 7 të rinjtë e tjerë, “nuk kanë pse rrinë të burgosur për shkak të gënjeshtrave dhe presionit të politikanëve këtej dhe andej kufirit shqiptar” – thuhet në peticionin që kanë dërguar pranë prokurorisë së rrethit.

“Këmbëngulim në lirimin e tyre, pasi gjykojmë se arrestimi i tyre ka qenë politik, thjest për të kënaqur interesat e tyre aspak ligjore dhe kombëtare”- vazhdon më tej deklarata.

Lëvizja studentore akuzon prokurorinë e rrethit për njëanshmëri në reagimet e institucioneve ligjzbatuese dhe i kërkon prokurorisë përgjigje "nëse ka pasur persona të shoqëruar apo të arrestuar për bllokimin e paligjshëm të rrugës në datat 12 dhe 13 gusht, dhe që dhunuan qytetarët dhe gazetarët në vendngjarje"
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera KSHH: Jo deklarata politike, nxisin urrejtje Droutsas: Dënojmë trazirat pas incidentit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›