Vlorë, Pylli i Sodës po humbet pak e nga pak

Ndërtimet brenda tij po shtohen si kërpudha pas shiut, ndërsa mbetjet urbane janë të zakonshme. Ndërtimet po zaptojnë sipërfaqe të konsiderueshme të kësaj hapësire të gjelbër.
Prej vitesh, firmat ndërtuese po depozitojnë aty mbetjet e ngurta dhe dherat, që dalin gjatë procesit të ndërtimit të pallateve të ndryshme në qytet.
Nga ana tjetër, gjatë muajve të fundit ka nisur ndërtimi i disa objekteve, lokale e godina banimi, që e kanë ngushtuar në një masë të konsiderueshme hapësirën funksionale të pyllit në pjesën lindore të tij. Të dy krahët e rrugës, që përshkojnë mespërmes këtë mjedis pyjor, janë mbuluar nga grumbujt e mëdhenj të mbetjeve, ndërkohë që ky fenomen tenton të shtrihet edhe në thellësi të hapësirës së mbuluar nga pemët. Burime nga Shërbimi Pyjor thanë se, "për të parandaluar këtë dukuri është organizuar shërbimi i mbrojtjes, duke caktuar një numër punonjësish, që kanë si detyrë të pengojnë kamionët e rëndë, që shkarkojnë mbetjet e ngurta".
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Bashkiake të Vlorës bënë të ditur se, "së bashku me strukturat e shërbimit pyjor, janë organizuar disa aksione duke aplikuar gjoba dhe masa të tjera administrative, ndaj drejtuesve të kamionëve që shkarkojnë këtu mbetjet e krijuara në proceset e ndërtimit".
Por, realiteti tregon se drejtues të kamionëve të firmave të caktuara, vazhdojnë të njëjtin ritual, megjithëse bashkia ka përcaktuar për këtë qëllim një hapësirë disa hektarëshe, në zonën mes qytetit të Vlorës dhe fshatit Nartë.
Ky pyll me pisha dhe bredha, që ka filluar të krijohet në vitet 60-të, me praktikat e punës vullnetare të asaj kohe, vlerësohet si “mushkëria” e qytetit të Vlorës. Ai ka një sipërfaqe prej rreth 700 hektarësh, nga të cilat pak më shumë se 50 hektarë janë dëmtuar gjatë 20 viteve të fundit nga ndërtimet e realizuara këtu, prej të ardhurve nga zonat rurale dhe rrethe të tjera të vendit. Janë rreth 2000 banesa, që janë përfshirë në procesin e legalizimit, ndërkohë që hedhja e mbetjeve të ngurta vlerësohet si një rrezik serioz dhe me pasoja të rënda./Start/
2011-07-23 09:43