E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Ekonomia këtë vit u rrit me 3.4 %

Të dhënat më të fundit nga INSTAT bëjnë të ditur se në këtë tremujor degët që patën rritjet më të larta ishin transporti, industria, ndërtimi dhe tregtia, respektivisht me 13.3 për qind, 12.4 për qind, 4.8 për qind dhe 4.4 për qind krahasuar me tremujorin e parë 2010.  

Rënie shënuan në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të 2010-ës sektorët e post-komunikacionit me 5.1% dhe shërbime të tjera me 0.6 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010 me rritje më të lartë paraqiten ndërtimi me 11.8 për qind, transporti me 1.6 për qind, shërbime të tjera me 1.1 për qind, ndërsa tregtia, post- komunikacioni dhe industria shfaqën rënie krahasuar me tremujorin paraardhës respektivisht me 2.2 për qind dhe 1.7 për qind dhe 0.2 për qind.

Rritje shënon në 3-mujorin e parë 2011 edhe sektori i bujqësisë me 2.8 për qind, kundrejt tremujorit të parë 2010 dhe 1.2 për qind kundrejt tremujorit paraardhës. /Start/

                                                                                             2011-07-23 09:57
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›