Vlorë, Rektori: Maturantët nuk do të futen në auditorë me dhunë
Në mbështetje të vendimit për mospranimin e maturantëve me mesatare nën 6, rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska, nëpërmjet një deklarate u ka kërkuar dje maturantëve të rrinë larg dyerve të universitetit, pasi në asnjë mënyrë nuk do të futen në auditorët e këtij institucioni me dhunë. Gjithashtu, ka bërë thirrje MASH-it të distancohet nga nxitja e dhunës dhe nga nxitja e këtij grupi violent për shkatërrimin e Universitetit të Vlorës.
“Dituria nuk fitohet me dhunë dhe në bangat e UV-së nuk duhet dhe nuk do të futet njeri me dhunë. Unë i këshilloj të gjithë ata të rrinë larg dyerve të universitetit, pasi në asnjë mënyrë nuk do të futen në auditorët e këtij institucioni me dhunë”, - citohet në letër.
Rektori kërkon më tej nga MASH-i dhe veçanërisht nga drejtoresha e Arsimit të Lartë, Elida Hoxha, të distancohen nga nxitja e dhunës për shkatërrimin e Universitetit të Vlorës. Rektori kërkon që policia e Vlorës të jetë më e pranishme dhe më pranë universitetit, ndërsa i bën thirrje Bashkisë së Vlorës të ndihmojë me Policinë Bashkiake, me njerëz dhe me ndihmë institucionale.
Një tjetër thirrje u është drejtuar deputetëve të Vlorës, për të mbrojtur interesat e universitetit, duke u shprehur hapur dhe publikisht në mbështetje të autonomisë akademike të tij. Rektori Shaska paralajmëron se në rast se situata do të përkeqësohet, do të urdhërojë pezullimin e çdo aktiviteti në UV dhe mbylljen e universitetit deri në sigurimin e normalitetit dhe qetësisë nga qeveria.
Listat
Publikohen vendet bosh në Universitetin e Durrësit
Universitet e rretheve kanë nisur tashmë të bëjnë publike vendet e mbetura bosh pas përfundimit të fazës së parë. Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” bën me dije se nga 815 maturantë janë regjistruar rreth 710, duke mbetur bosh 105 vende. Maturantët të cilët kanë rezultuar fitues në fazën e parë në preferencat e kërkuara prej tyre, kanë ende shpresa për të ndryshuar fatin e tyre. Pasi të ketë mbaruar faza e parë, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, maturantët mund të vazhdojnë procedurat për të fituar një preferencë më të lartë. Aktualisht, në të gjitha universitetet e vendit ulet viza e pranimeve për të plotësuar përkatësisht vendet e mbetura bosh dhe pritet që prej këtyre kuotave të përfitojnë studentët të cilët kanë fituar një preferencë më të ulët. Praktikisht, ata mund të ngjiten në preferenca më të larta, duke pasur parasysh edhe pikët e arritura prej tyre.
Shkolla Dega Studentë Fitues Studentë të Regjistruar Studentë të Paregjistruar
e Lartë Asistent Administrativ 30 23 7
Profesionale Asistent Ligjor 40 36 4
Infermieri e Përgjithshme 50 44 6
Menaxhim Ndërtimi 35 30 5
Menaxhim Transporti 35 29 6
Ndihmës Dentist 30 24 6
Specialist Rrjetash Kompjuterike 60 48 12
Teknologji Automobilash 35 31 4
Gjithsej 315 265 50
FAKULTETI Anglisht 100 88 12
I Cikël i Ulët 90 81 9
EDUKIMIT Ekspert në Proçeset e Formimit 60 54 6
Gjithsej 250 223 27
EKONOMISË Shkenca të Administrimit 150 135 15
DHE Menaxhim Turizëm 100 87 13
ADMINISTRIMIT Gjithsej 250 222 28