Euro 2012 mund te jete i rrezikuar nga terrorizmi berthamor
Një kampionat i madh futbolli si Euro 2012, natyrshëm që tërheq rreth vetes edhe rreziqe të mëdha, po ashtu si emocione të fuqishme. Një nga rreziqet më të prekshëm është ai bërthamor, ndaj edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po stërvit polakët, por edhe ukrainasit në mënyrë që këta të jenë gati dhe të përgatitur.
Agjencia ka si mision të ndihmojë vendet anëtare për të përballuar rreziqet duke stërvitur zjarrfikës, oficerë policie dhe roje kufitare. Agjencia bëri publike një video që tregonte stërvitjen e kryer në tetor në Gdans, qytet ku do të luajnë Spanja, Italia, Irlanda dhe Kroacia.
Mariush Cihomski, kreu i antiterrorizmit në Ministrinë e Brendshme polake shpjegon se “ po punojmë së bashku me partnerët tanë ukrainas për të ruajtur sigurinë në Euro 2012 nga rreziqet e shumtë përfshirë materialet radiologjike. Për këtë arsye po bashkëpunojmë me Agjencinë Ndërkombëtare Bërthamore, duke bërë stërvitje”.
Agjencia në fjalë ka Zyrën e Sigurisë Bërthamore që ka bashkëpunuar për të siguruar ngjarje të mëdha sportive si Kupa e Botës e vitit 2010, lojrat olimpike të viteve 2004 e 2008 dhe lojrat panamerikane në 2010. Deri më tani, sipas autoriteteve polake, nuk ka asnjë njoftim për rrezik bërthamor në Euro 2012.