E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuqitë botërore mirëpresin Brahimi-n si të dërguarin e tyre në Siri

Siri- Fuqitë botërore kanë përshëndetur emërimin e diplomatit algjerian Lakhdar Brahimi si të dërguarin e OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton tha se Uashingtoni ishte i gatshëm të mbështeste Zotin Brahimi dhe Rusia tha se ishte po ashtu e gatshme për një ndërveprim të ngushtë me qëllim kapërcimin e krizës në Siri.

“Porosia ime për Brahimin është e thjeshtë: Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm për t’ju mbështetur dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme që i mban aspiratat legjitime për një qeveri përfaqësuese të popullit të Sirisë”,- tha Clinton.

Por ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov citohet nga mediat vendase të ketë thënë se përpjekjet e Zoti Brahimi do të jenë të paefektshme për një armëpushim. ‘Nuk varet nga Zoti Brahimi’,-tha Lavrov.

Sakaq zëvendëspresidenti sirian, Farouq al-Shara citohet të ketë mirëpritur po ashtu emërimin. 78-vjeçari është pasuesi i Kofi Annan-it i cili dha dorëheqjen këtë muaj pasi plani i tij i paqes kishte dështuar për të arritu një armëpuhim të vërtetë në Sirinë e trazuar.

Bashkimi Evropian gjithashtu ofroi mbështetjen e tij të plotë, dhe Kina ka premtuar të “bashkëpunojë pozitivisht” me Zotin Brahimi.

Aktivistët vlerësojnë se rreth 20.000 njerëz kanë vdekur që kurse protestat antiqeveritare shpërthyen kundër regjimit të Assad-it në Marsin e vitit të kaluar teksa dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur edhe vendi.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›