Zbulohet kloni i Gioconda-s, artisti ia kopjoi Da Vinçit
SPANJË- Muzeu i arteve "Prado" në Spanjë njoftoi se ka zbuluar një kopje të jashtëzakonshme të Leonoardo Da Vinçit, “Gioconda-n”, e pikturuar nga një nga nxënësit e tij në të njëjtën kohë kur punohej piktura origjinale.
Një restaurim rutinor i ka çuar ekspertët që të zbulojnë sfondin e errët prapa së cilës është shtuar më pas figura e famshme e Mona Lizës dhe se ajo ishte mbuluar me një peizash italian, të ngjashëm siç ka qenë në origjinalin e Da Vinçit.
Artisti po ashtu ka përsëritur përmirësimet e Da Vinçit, duke i çuar ekspertët në përfundimin se ai ka kopjuar Gioconda-n në punëtorinë e mjeshtrit, ndërsa po pikturohej origjinalja.
Kopja ka qenë e ekspozuar në muzeun e arteve për vite, ndërkohë që ekspertët nuk kanë qenë në dijeni për rëndësinë e saj.
(el.me/BalkanWeb)