Mat, ndalohen 2 persona për një seri grabitjesh

Policia e Matit ka bërë të mundur ndalimin e dy personave për një seri grabitjesh në këtë rreth ku mes tyre është edhe një 11-vjeçare.
Burime nga policia bëjnë me dije se përveç dy të ndaluarve janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh.
Sipas policisë 4 personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur e përdornin të miturën për të kryer grabitjet. Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim nga policia.