E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset një grua

Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
 

Nuk dihen ende rrethanat me të cilat ka ndodhur aksidenti ndërsa gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është dërguar në spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve gjëndja e saj shëndetësore paraqitet mjaft e rëndë.
 

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›