Shkodër, arrestohet për kontrabandë cigaresh 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi akuzohet për kontrabandë cigaresh.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Tonin Kacerri, 47 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen "Skënderbeg" të qytetit Shkodër iu gjetën 143 stega cigare, me nga 10 paketa secila, pa pullë fiskale.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale "Ruajtje e depozitim i mallrave kontrabandë".