E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet çmimi i naftës në botë

Çmimi i naftës në botë pëson ulje. Kështu një fuçi naftë është shkëmbyer në tregun ndërkombëtar me 78 dollarë nga 82 që është shkëmbyer vetëm disa ditë më parë. Ulja e çmimit të naftës ka ardhur si rezultat i uljes së vlerës së euros me disa pikë kundrejt dollarit. Duke qenë se dollari është monedha në të cilën realizohet blerja e naftës shvlerësimi i euros ka dhënë efekt të menjëhershëm në çmimin e naftës. Specialistët deklarojnë se pritet që çmimi i naftës të pësojë ndryshime të mëtejshme në bazë të ndryshimit të kursit të këmbimit valutor. Çmimi i naftës pësoi luhatje pas një qëndrueshmërie disa mujore kur vetëm disa ditë më parë ai arriti vlerën më të lartë të vitit. Ndërkohë në Shqipëri tregu i karburanteve nuk u ndikua prej rritjes së çmimit në tregun botëror kjo sipas tregtarëve të karburanteve ndodhi pasi rezervat e naftës nuk ishin mbaruar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›