Vlorë, arrestohet një shtetas i kërkuar në Itali

Operacioni i koduar “Sipërmarrësi”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Ilir Hodaj, 38-vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pas marrjes së informacionit mbi vendndodhjen e tij në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”.
Ky shtetas është shpallur në kërkim në Interpol Roma pasi Gjykata Penale e Firences me datë 10.07.2010 e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj e 6 ditë burg për veprat penale “Pengmarrje”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë pasi ky shtetas pritet ti nënshtrohet procedurave ligjore të ekstradimit për në Itali. /Start/
2012-04-12 14:53