E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti, lojtarët kundër shkarkimit të Hjuxhs

Një grup prej gjashtë lojtarësh, midis të cilëve sulmuesi Kreig Belami dhe portieri Shei Given, kanë pasur mosmarrëveshje me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Geri Kuk. Trajneri uellsian u shkarkua menjëherë pas fitores së djeshme 4-3 në shtëpi ndaj Sandërlendit dhe u nda me lojtarët me një përshëndetje prekëse.Sipas një burimi të brendshëm anonim, lojtarëve nuk u ka pëlqyer mënyra e shkarkimit të trajnerit dhe zëvendësimi me teknikun e ri. “Futbollistët e respektojnë Markun si trajner dhe si njeri dhe nuk arrijnë ta besojnë se ai u trajtua në mënyrë kaq të pasjellshme. Lojtarët e morën vesh gjithçka me anë të mesazheve në celular dhe menduan se duhet të bëjnë diçka”, tha burimi anonim.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›