KLD shkarkon tre gjyqtarë, liruan nga akuza Delijorgjin
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Durrësit të cilët kanë liruar padrejtësisht të pandehurin Mihal Delijorgji nga akuza për kontrabandë. Kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka nënshkruar shkarkimin nga detyra të tre gjyqtrave, Shaqir gradina, Ylli Minka dhe Naim Pejo. Spahiu ka deklaruar se lirimi nga akuza, i ka hapur Delijorgjit rrugën për të bërë transportin e armëve në Afganistan duke shkaktuar edhe tragjedinë e Gërdecit. Shkarkimi i tre gjyqtraëve është bërë pasi është inspektuar puna e tyre për cështjen e kontrabandës së Delijorgjit me vlerë 1.2 milionë dollarë.