Braçe: Mbështesim grevën e minatorëve
Nënkryetari i Grupit të PS-së, Erjon Braçe ka ngritur sot në parlament shqetësimin lidhur me gjendjen e vështirë në minierat shqiptare. “Minatorët kanë të drejtë të mbyllen në grevë urie përpara të gjitha zyrave të institucioneve dhe të kërkojnë kontributin që u takon” – tha Braçe.
Sipas tij kontributi që njerëzit që punojnë në punët e vështira janë qesharake. “Përapara se të vdesin ata njerëz duhet të marrin kontributin ashtu siç u takon” – tha Braçe sot në seancën e radhës së Kuvendit.
“Qindra burra, punëtorë të minierave janë në grevë në Përrenjas, Tiranë, Kukës. Ata kërkojnë kontribute që su faturohen kurrë para se sa të vdesin. Askush nuk i dëgjon dhe s’u kthen përgjigje. Ku është ministri i Punës, ai i Ekonomisë dhe kryeministri. Pse nuk japin përgjigje për këta minatorë?!”- tha Braçe në fjalën etij.
Ai ngriti shqetësim edhe për shfrytëzimin e fëmijëve për të pasuaruar kriminelët. Sipas tij rasti i Gërdecit është rasti më flagrant i shfrytëzimit të punës së fëmijëve.