E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore banoret ankohen per djegien e kazaneve te plehrave

Djegia e plehrave ne kazanet ku hidhen eshte kthyer ne nje problem shqetesues per qytetaret e Vlores. Ndonese qytetaret kane reaguar duke u ankuar ne bashki lidhur me kete fenomen te rrezikshem per shendetin e tyre kjo e fundit ka paralajmeruar ndeshkime per ata persona qe djegin mbeturinat por me sa duket thirrja ka rene ne vesh te shurdhet. Pervec demtimit te prones publike sic jane kazanet e blere vetem pak muaj me te ardhurat e taksapaguesve flaket kane rrezikuar automjetet e parkuara ne ane te rruges prane kazaneve qe digjeshin si dhe linjat elektrike e kabllot percjellese. Madje shpeshhere eshte dashur edhe nderhyrja e zjarrfikesve qe kane bere te mundur izolimin e zjarrit dhe shuarjen e tij ndersa kazanet kane dale jashte funksionit. Specialistet e mjedisit ne qarkun e Vlores japin alarmin per rrezikun e ndotjes per banoret nga diegia e mbeturinave neper koshat e hedhjes se tyre. Ndotja toksike qe krijohet nga djegia e plehrave ka krijuar mjaft probleme te qytetaret ndersa qarkullimi neper rruge eshte i veshtire per shkak te tymit por edhe ndotjes. Sikur te mos mjaftojne mbetjet e ndryshme ne ish-fushen e aviacionit apo ne zona te ndryshme tashme ky fenomen eshte perhapur edhe ne qytet. Dihet qe ne Vlore mungon nje landfilld i perpunimit te mbeturinave megjithate ende nuk ka emra konkret qe mund te quhen pergjegjes per djegien dhe shkaktimin e ketij problemi shqetesues ne qytetin bregdetar te Vlores.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›