Shkarkimet,bashkia e Tiranës:Ristrukturim të drejtorive

Përplasje deklaratash mes punonjësve të larguar nga puna dhe bashkisë. Ndërsa të shkarkuarit kanë protestuar përpara insitucionit të pushtetit lokal, vetë bashkia ka shpjeguar arsyet pse është ndërrmarrë një vendim i tillë. Kreu i konfederatës së sindikatave Kol Nikolla i cili përfaqësoi në këtë ditë të dytë të protestës 70 punonjësit e shërbimit funeral tha se këta persona nuk kanë marrë asnjë shkresë zyrtare për arsyet e largimit nga puna.
Ndërsa bashkia e Tiranës, nëpërmjet nënkryetares Jorida Tabaku bënë të ditur se reforma e ndërrmarrë ka prekur 300 persona. Asyet sipas Tabakut janë mbivendosje funksionesh, ristrukturim i drejtorive, shkurtim të fondit të pagave dhe rrije të invesime të parashikuara nga bashkia.
Ndërsa palët akuzojnë njëra tjetrën, rreth 300 punonjës të sektorit të shërbimit funeral, asaj të mirëmbajtjes së rrugëe dhe gjelbërimit sot janë të papunë. Një prej tyre është Behie Dajti e cila punonte në ndërrmarjen e Shërbimit Funeral, për mirëmbajtjen e varrezave në Sharrë dhe Tufinë. Ajo tregon se ka gjithë jetën që punon dhe jo zyrtarisht ka mësuar për largimin nga puna.
Punonjësit e shkarkuar, thonë se do të vazhdojnë të protesojnë përpara bashkisë deri sa te njihen me vendimin zyrtar dhe në anën tjetër nëse për ta do të këtë tranferime në sektor të tjerë apo do ti bashkohen listës së të papunëve.