Komisioni Antidiskriminim dhe MP marreveshje kunder diskriminimit

Ne zyren e komisionerit te antidiskriminimit mesohet se brenda 1 viti vetem 20 persona kane trokitur per te kerkuar zgjidhje per problemin e tyre. Kjo shifer mbetet e ulet edhe pse numri i atyre qe paragjykohen ne pune ne shkolle dhe ne shoqeri eshte shume here me i larte. Njerezit te cilet shihen me sy tjeter ne momentin kur kerkojne pune jane personat me aftesi te kufizuar romet dhe ne mjaft raste edhe femrat. Per kete arsye komisionerja kunder diskriminimit Irma Bajraku thote se kete institucion duhet ta njohin qytetaret qe te denoncojne rastet kur paragjykohen dhe perbuzen. Per nje zbatim me te mire te ligjit Komisioni Antidiskriminim dhe Ministria e Punes firmosen nje marreveshje bashkepunimi. Ndersa ministri i Punes Spiro Ksera duke folur per komunitetin rom te cilet ndeshen ne te tilla peripeci tha se romeve te Babrruse u eshte gjendur nje tjeter vend per te jetuar. Sipas marreveshjes Ministria e Punes dhe Komisioni kunder diskriminimit do te punojne se bashku per evidentimin e rasteve dhe gjetjen e zgjidhjeve ku ka diskriminim te hapur dhe ne anen tjeter zbatimin e ligjit kryesisht ne institucionet publike per te pasur sa me pak persona te paragjykuar.