Golemi 5 vjet nën thatësirë, banorët ecin 1 orë në këmbë për të mbushur ujë

Banorët shfrytëzojnë çezmën e një tjetër fshati fqinj për të mbushur ujë
Në këtë sezon turistik dhe kur jemi në shekullin e XXI, shumë banorë vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. Për të siguruar burimin kryesor të jetës, një pjesë e banorëve të komunës Golem në Kavajë detyrohen ta mbushin ujin shumë larg, madje për të shkuar në burimin e vetëm, u duhet të bëjnë 1 orë rrugë. Fshatrat Tilaj dhe Seferaj, janë fshatra të komunës Golem dhe gjenden jo më shumë se 4 km larg rrugës nacionale Durrës-Kavajë. Afro 400 familje në dy fshatrat e mësipërm me një popullsi prej rreth 1500 banorë nuk kanë ujë të pijshëm dhe për ta siguruar atë kanë vetëm një mundësi, mbushjen e ujit në burimin e vetëm mes maleve në Xhanok. Banorët shprehen se ka 5 vjet që nuk ka më ujë,pasi rrjeti i dikurshëm doli jashtë përdorimit, madje edhe rezervuari i fshatit Tilaj, uji i të cilit përdorej për larje, çuditërisht këtë vit është tharë. Ankesat e banorëve të këtyre fshatrave shkojnë në drejtim të pushtetit lokal dhe qendror si dhe deputetëve që kanë marrë votën dhe nuk janë dukur më. Është ora 11:00 dhe pranë burimit gjenden pesë vetë që mbajnë radhën për mbushjen e ujit. Pranë çezmës që gjendet fare pranë tokës, janë rreshtuar bidonë plastikë që marrin 25-30 litra ujë, ndërsa rreth e rrotull shkurreve janë lidhur gomerët, të gatshëm për tu ngarkuar me ujë dhe për ta transportuar në shtëpinë e secilit prej tyre. Nazmi Çelpica është banor i fshatit Tilaj. Ai tregon se çështja e ujit është problem i ditës për ta, duke filluar që në kohën që rrejti i ujësjellësit të vjetër i ndërtuar në kohën e monizmit, doli jashtë përdorimit. Aktualisht burimi i Xhanokut ka një sasi të konsiderueshme uji dhe bidonët mbushen shpejt. Këtë e kanë ndihmuar edhe reshjet e shpeshta që nuk kanë munguar kohët e fundit, por me fillimin e thatësirës dhe sidomos në muajt korrik dhe gusht, uji pakësohet ndjeshëm dhe radha e njerëzve shkon deri në orën 01:00 pas mesnatës. Kafshët ngarkohen një nga një, ndërsa fshatarët që e dinë radhën e ujit, afrohen dhe vendosin pranë çezmës bidonët e tjerë. Problemi i ujit të pijshëm nuk është i vetmi në këtë zonë. Banorët ankohen edhe për tokën, e cila nuk është ndarë sipas ligjit 7501 dhe ka mjaft probleme. Këtë vit, banorët e fshatrave Tilaj dhe Seferaj nuk kanë mundësi të përdorin as ujin e rezervuarit që gjendet midis dy fshatrave. Para rreth dy muajsh u hapën portat e këtij rezervuari, sepse zyrtarët e bordit të kullimit dhe të Ministrisë së Bujqësisë, menduan se diga do të çahej. Në fakt banorët shprehen se çdo vit rezervuari mbushej plot me ujë dhe nuk rrezikohej asgjë, por me vendimin që morën specialistët e shtetit, fshatarët pritet të vuajnë edhe më shumë. Uji i rezervuarit përdorej për larjen e banesave dhe rrobave të tyre, ai përdorej edhe për bagëtitë që mbajnë në këtë zonë. Jonuz Çopa, banor në fshatin Tilaj shprehet se pushtetarët kanë ardhur gjithmonë për të kërkuar votat, por pasi kanë marrë atë që iu duhej, nuk janë rikthyer më. Premtimet e tyre kanë mbetur në ajër dhe përsëri problemi i tyre për ujin e pijshëm nuk është zgjidhur.
Last Updated on Tuesday, 09 June 2009 10:29