Varfëria ekstreme dhe demagogjia e Berishës në fushatë
*Nga Gëzim SENA
Ndërsa kryeministri shqiptar, pra i mirënjohuri Saliu i Piramidave dhe i Gërdecit, deklaron të kundërtën e asaj që përjetojnë shqiptarët e lodhur nga tranzicioni super varfërues. Kryeministri po na servir në këtë fushatë parajsën social-ekonomike. Nëse rritja ekonomike që na servir kreu i qeverisë është realitet, si është e mundur atëherë, që për shkak të varfërisë ekstreme, në vendin tonë punojnë afro 50 mijë të mitur? Që afro 23 mijë fëmijë kanë braktisur shkollën, sepse punojnë rrugëve, lavazheve, furgonëve dhe skelave të ndërtimit, për të siguruar bukën e gojës për veten dhe familjet? Si është e mundur që vetëm në rrethin e Krujës, ku unë jetoj, afro 1500 familje vazhdojnë të lypin ushqime me listë? Po në gjithë Shqipërinë, sa janë? Si është e mundur, që afro 38 mijë femra janë kontigjent i prostitucionit aktiv e të dhunshëm në vendet e huaja? Që afro 35% e krimeve me subjekt vrasjet, plagosjet rrëmbimet dhe kërcënimet, kanë si tregues përfitimet për shkak të varfërisë? Që afro 38 % e inteligjencës potenciale shqiptare ka emigruar për shkak të shpërfilljes dhe varfërisë ekstreme që e ka emrin buka e gojës?
Ndërsa kryeministri Sali, vazhdon dhe deklaron edhe në këtë fushatë, Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në Europë (prisni kur të thotë edhe në botë). Kështu ka folur Sali Berisha dhe për piramidat në vitet 1992-1997, pra në kohën kur de facto, mbante postet si president Republike, si kryetar i PD, si Kryeministër, si shef i SHIK, si guvernator i Bankës së Shtetit, si Ministër i Financave, që u deklaroi shqiptarëve: Vazhdoni depozitoni lekët tek Sudja e Xhaferi, sa të jem unë zot i këtij vendi, hani pini, këndoni dhe mos punoni, se janë lekë të pastra.
Në këtë linjë të qëndrimit të tij demagogjik, kujtojmë, se Sali (baba), ende në detyrë si kryeministër për 20 ditët e mbetura, në muajin shtator 2008, në (epi)krizën e tij të rëndë qeverisëse, ndërsa shqiptarët prisnin dorëheqjen, deklaroi: Në vitet 1992-1996, më kanë quajtur Sali-Bollëku. Në fakt, atëherë Berisha është quajtur Sali Horrllëku, ndërsa tani po quhet Sali Fukarallëku e Sali Maskarallëku Qeverisës. Pse? Sepse Shqipëria po përballet me një qeverisje, që jo vetëm ka zhytur në mjerim popullatën, që jo vetëm po degradon jetën e tyre ekonomike, sociale e shoqërore, por edhe sepse me këtë platformë banditeske që po aplikon, kuptohet qartazi, që ky vend dhe ky popull i ka jo vetëm të bllokuar shanset minimale për integrim në familjen europiane, por dhe të humbura përfundimisht. Mjafton të përmendesh faktin skandaloz, që kryeministri i këtij vendi mashtron për rritjen e nivelit ekonomik jo vetëm shqiptarët, por dhe institucionet ndërkombëtare që e financojnë mbijetesën, ose më saktë pjatën e supës së këtij populli. Nëse luksi ekonomik publicitar i Berishës është realitet, si është e mundur që në shkallë vendi, vetëm gjatë viteve 2006-2009 janë vetëvrarë nga varfëria afro 273 kryefamiljarë? Që janë shkatërruar (divorcuar) 1850 familje për shkak të varfërisë? Si është e mundur, që janë braktisur 900 prindër dhe afro 1950 fëmijë nga prindërit? Si është e mundur, që vetëm gjatë viteve 2005-2009, janë larguar jashtë shtetit afro 1500 familje nga varfëria dhe që sipas kërkesave për vizë në ambasada, duan të largohen edhe afro 80 mijë familje e 350 mijë shqiptarë të tjerë?
Që ju zoti kryeministër, deklaroni rritje ekonomike dhe luks për jetën e shqiptarëve edhe kur ka varfëri ekstreme, kuptohet që kjo nxitet nga pozicioni juaj i dështuar në qeverisje, pozicion që ju detyron të bindni botën dhe shqiptarët për rritje ekonomike 2-3 shifrore edhe kur nën strehën e shtëpisë dhe zyrës tuaj, vazhdojnë të lypin e vdesin foshnja për një lugë supë. Ju deklaroni parajsën social-ekonomike edhe kur në moshën e internetit vazhdojnë të vetëvriten e të divorcohen prindër nga varfëria. Edhe kur mbushen sheshet me lypsarë të mitur e të moshuar. Edhe kur brezi i ri shqiptar nuk krijon dot familje, sepse pengohet nga papunësia dhe varfëria. Ju zoti kryeministër e njihni mirë realitetin ekonomik e social që përjetojnë shqiptarët. Vërtetë nuk jeni pjesë e kësaj varfërie, as ju dhe as familjarët e batalioni juaj administrativ që keni përzgjedhur si në një mbretëri sunduese e zhvatëse të pasurive kombëtare. Por populli që ju po çqeverisni, po gdhihet dhe po ngryset duke vajtuar për bukën e gojës, të cilën ju deklaroni se ia keni siguruar sipas niveleve dhe standardeve të mirëqenies europiane.
Edhe pse ju zoti kryeministër dhe ata që ju shkruajnë fjalimet e mbushura me nota delirante, e dinë mirë këtë varfëri ju vazhdoni të bëni demagogji. Nuk ju besojnë më sepse e dhatë provën e mjerimit dhe të korrupsionit. Edhe pse këto shqetësime janë prezente në jetën e familjeve shqiptare, ka kohë që nuk pranohen. Përkundrazi, vazhdojnë të kallajisen në ofiçinën tuaj propagandistike, demagogjike, me synimin për të mashtruar botën, por që nuk mund të mashtrojnë shqiptarët, jeta e të cilëve është e përkeqësuar deri në krizë totale prej qeverisjes tuaj të asfiksuar e të korruptuar.
*Anëtar i PS Fushë-Krujë, ekonomist