E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, bllokohen dy lokale lojërash fati, nën hetim të lirë pronarët

Uniformat blu të komisariatit të policisë së Vlorës kanë organizuar mbrëmjen e së martës një operacion kundër ushtrimit të lojërave të fatit pa licencë dhe si rezultat kanë sekuestruar disa kompjutera. Operacioni i koduar "Llotaria e Pastër" është organizuar në disa lagje të qytetit. Gjatë këtij operacioni, që është zhvilluar rreth orëve të mesnatës, është gjetur duke ushtruar llotari fati pa licencë në lagjen "Pavarësia" 25- vjeçari  Myqerem Dervishaj, banor i lagjes "10 korriku". 25- vjeçari Dervishaj  kishte nën zotërim 4 kompjutera të lojërave të fatit pa licencë dhe të gjitha këto janë sekuestruar menjëherë nga uniformat blu. Më pas aksioni është ushtruar në lagjen "1 maji", ku nën zotërimin e shtetasit Llambi Hamzai janë gjendur 3 kompjutera të tjerë të lojërave të fatit që gjithashtu ushtronin veprimtari pa licencë. Edhe këto kompjutera të tipit "Kajoto" janë sekuestruar. Ndërkohë, Dervishaj dhe Hamzai janë duke u ndjekur në gjendje të lirë për ushtrim profesioni pa licencë dhe për mospagim të tatimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›