Procesi i "shpejtë" i Ministrisë së Brendshme, qytetarët prej 2 muajsh presin letërnjoftimet

Numri i ulët i sporteleve shkakton radhë në zyrat e aplikimit
Procesi i pajisjes me kartat e identitetit, ka krijuar radhë të gjata pranë zyrave ku aplikohet dhe tërhiqen letërnjoftimet e reja. Qytetarët e Tiranës presin në radhë për disa orë rresht, për aplikimin e pajisjes me letërnjoftimet e reja elektronike. Para zyrës së pajisjes me karta identiteti, të Njësisë Bashkiake Nr. 1 dhe 2, që në orët e para të mëngjesit qëndrojnë në radhë mbi 40 qytetarë për të aplikuar dhe për të tërhequr këto letërnjoftime. Po kështu paraqitet gjendja dhe në njësitë e tjera, si në Njësinë Nr. 3, 4 etj. Numri i vogël i sporteleve dhe problemet teknike të firmës sipërmarrëse, ka shkaktuar një kaos në këtë proces, gjë e cila po bën që të dështojë procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet e reja elektronike, sidomos para datës 28 qershor, që përkon dhe me datën e zgjedhjeve. Radhë të gjata dhe zhgënjime, kishte edhe pranë zyrës për tërheqjen e letërnjoftimeve të reja elektronike, ku pjesa më e madhe e qytetarëve, edhe pse kishin aplikuar për t'u pajisur që në muajin janar të këtij viti, ende nuk i kishin marra kartat, ndërkohë që prisnin çdo ditë pranë këtyre zyrave për një përgjigje pozitive. Listat e afishuara në zyrat përkatëse me emrat e qytetarëve që kanë aplikuar, janë shkruar më shkrim dore dhe pa rend alfabetik e kohor, gjë e cila krijon vështirësi të mëdha në identifikimin e emrave që janë pajisur ose jo me kartat e reja. Gjatë një vëzhgimi në disa qendra për pajisjen me kartat e identitetit, konstatuam se në 80 % të rasteve, aplikuesve nuk u kishte dalë letërnjoftimi i ri. Kam aplikuar për t'u pajisur me letërnjoftim të ri që nga mesi i janarit, por ende nuk më ka dalë emri për ta marrë kartën e re. Që prej një muaji vij çdo ditë këtu dhe interesohem, por gjithmonë kam marrë të njëjtën përgjigje: Nuk të ka dalë. Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme ka vendosur edhe sanksione, për ato që nuk pajisen deri me 15 prill. Kjo është tragjikomedi dhe poshtërim për ne, u shpreh për gazetën SOT një qytetare e Njësisë Bashkiake Nr. 1. Përveçse numrit të vogël të sporteleve dhe mosfunksionimit të tyre nga braktisja e personelit, radhët e gjata janë shkaktuar edhe nga mungesa e kuponëve për të kryer pagesën e këtyre letërnjoftimeve elektronike. Ndërkaq, shumë qytetarë shprehen të trembur edhe prej masave shtrënguese të deklaruara nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të gjithë ata qytetarë që do ti shmangen aplikimit deri me datë 30. 03. 2009. Në konflikt me shtetin prej këtyre sanksioneve duket do të kenë, studentët që studiojnë në Tiranë dhe që janë nga rrethet dhe çdo qytetarë tjetër që nuk do të arrijë të aplikojë nga radhët e gjata dhe pamundësia ekonomike për të paguar aplikimin. Gjithashtu, edhe pensionistët që nuk kanë pasaportë nuk do të mund ti marrin pensionet e tyre. Kategoritë që do ti shpëtojnë sanksioneve të qeverisë, do të jenë vetëm deputetët dhe punonjësit e administratës në zyrat e aplikimit për pajisjen me kartat elektronike. Në zyrat për pajisjen me kartat elektronike të Njësisë Nr. 1 dhe 2, janë vendosur vetëm 3 sportele ku mund të aplikojnë qytetarët. Ndërkaq, këto 3 sportele e kanë të pamundur të përballojnë fluksin e qytetarëve, kur qeveria pretendon që deri më 28 qershor të pajisen të gjithë shtetasit.
Braktisen sportelet për aplikimin e letërnjoftimeve
Zyrat për pajisjen e qytetarëve me kartat e identitetit, të Njësisë Bashkiake Nr 1 dhe 2, dje në orën 12: 00, ishin të braktisura nga punonjësit e shërbimit. Në zyrat e aplikimit, shërbente vetëm një punonjës, i cili e kishte të pamundur të përballonte fluksin e qytetarëve që prisnin në radhë, jo vetëm nga numri i madh i aplikuesve, por edhe nga vetë natyra ndërlikuar dhe e gjatë e procedurës së aplikimit. Megjithatë, të dy sportelet e tjera të vendosura në dispozicion për tu shërbyer aplikuesve, sipas qytetarëve ishin të braktisura që në orët e para të mëngjesit. Për mungesën e punonjësve në këto sportele, burime nga zyra në fjalë bënë të ditur së punonjësit mungojnë për arsye familjare. Megjithatë, në Njësitë Bashkiake Nr. 1 dhe 2, edhe nëse punonjësit e shërbejnë rregullisht, janë vetëm 3 sportele ku mund të aplikojnë qytetarët, të cilat nuk mjaftojnë për fluksin e madh dhe kohën e shkurtër të përcaktuar, brenda së cilës duhet të pajisen me letërnjoftimet elektronike të gjithë shtetasit shqiptar.
Last Updated on Wednesday, 11 March 2009 20:30