E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish të përndjekurit kërkesë PD: Duam 20 emra në listën e kandidatëve

Ish të përndjekurit politikë kërkojnë 20 emra në listat e PD. Kjo shifër sipas Besim Ndregjoni, kryetarit të shoqatës të ish të përndjekurve, vjen në proporcion me votat që kjo kategori mund të ofrojë për të djathtën, megjithatë është e negociueshme. "Nuk do të thotë që numri 20 për ne është i prerë, por as kjo sdo të thotë që ne duhet të pranojmë numrin pesë ose numrin katër. Bisedimi ynë si partneritet me PD dhe kryeministrin Berisha do të jetë që numrin e deputetëve e kërkojmë në bazë të votuesve", tha Besim Ndregjoni. Në pritje të tryezës me kreun e qeverisë, Ndregjoni bën të ditur se prej 20 kandidaturave, përjashtohen deputetët ekzistues të PD që vijnë nga radhët e të persekutuarve politik. "Në fushatë të zgjedhjeve do të paraqesim kandidatura të reja nga qarqet akademike universitare, individë me integritet të lartë moral, profesional, por dhe shumë të besueshme për shtresën e të përndjekurve që marrin votën e 350 mijë votuesve të përndjekurve dhe pronarëve", vijoi Ndregjoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›