E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, digjet autoboti, pas përplasjes me pemën

Gabimi i shoferit shkakton djegien e automjetit tip autobot dhe ndotjen e ambientit mesnatën e së dielës në afërsi të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00, kur automjeti me targa DR 3376 B tip Iveko që po transportonte gaz të lëngshëm, në afërsi të fshatit Panaja ka devijuar nga rruga kryesore dhe është përplasur me një pemë të kësaj rruge. Si shkak ka shpërthyer menjëherë zjarri dhe derdhja e gazit në tokë. Në këto kushte, drejtuesi i automjetit, i identifikuar me inicialet A. K. është larguar menjëherë në distancë të largët nga makina që nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Fatmirësisht makina është gjendur në një distancë të madhe nga banesat e fshatit dhe nuk i ka rrezikuar ato fare. Mirëpo gazi i lëngshëm, i derdhur nga autoboti ka ndotur ambientin përreth. Mbërritja e zjarrfikësve ka qenë e kotë sepse makina është djegur plotësisht në pak minuta. Sipas hetimeve të para, mendohet se gjithçka mund të ketë ndodhur nga ndonjë përgjumje e drejtuesit të automjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›