E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ngre flamurin shqiptar në selinë e NATO

Flamuri kuq e zi me shqiponjën krenare do të valëzojë sot përkrah 26 flamujve të vendeve anëtarë të NATO-s, përkrah tij do të jetë edhe flamuri i Kroacisë. Shqipëria dhe Kroacia, dy vendet më të reja të kësaj aleance, do të ngrejë flamujt e tyre gjatë një ceremonie të organizuar enkas për këtë rast. Do të jetë kryeministri Berisha, ai i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së famujve të dy shteteve më të rinj të kësaj Aleancë, që zhvillohet në selinë e NATO-s. Ndër të tjera në këtë ceremoni do të marrin pjesë 26 ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s si dhe delegacionet e Shqipërisë dhe Kroacisë të kryesuar nga kryeministri Berisha dhe kryeministri kroat Sander. Ndërsa ceremonia do të drejtohet dhe përshëndetet nga sekretari i Përgjithshëm Japp de Hoop Shehffer. Në vijim të këtij evenimenti fillimisht banda ceremoniale e NATO-s do të luaj himnet kombëtare të dy shteteve më të rinj të kësaj Aleance, himni kombëtar shqiptarë dhe himni kombëtar kroat, dhe më pas do të mbajnë fjalimet e tyre kryeministri Berisha dhe kryeministri i Kroacisë Sander si dy vendet anëtarë më të rinj në NATO- s. Përgjatë kësaj vizite, kryeministri do të zhvilloj takime dhe bisedime me personalitete të pranishëm gjatë kësaj ceremonie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›