Kuvend, sot votimi për ligjet e konsensusit
Dekreti i Presidentit Bamir Topi për Kodin e ri Zgjedhor dhe projektligji për Prokurorinë, do votohen në seancën e sotme plenare. Zërat kundër në seancë pritet të jenë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane
Fundi i sesionit parlamentar do të mbyllet me miratimin e dy ligjeve të rëndësishme për vendin dhe proceset integruese të tij. Dekreti i Presidentit Bamir Topi për Kodin e ri Zgjedhor dhe projektligji për Prokurorinë, do votohen në seancën e sotme plenare. Për të dyja këto çështje demokratët dhe socialistët kanë gjetur konsensus, çka përjashton mundësinë e surprizave. Zërat kundër në seancë pritet të jenë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane. Por, forca e kartonëve të tyre ka për të qenë e papërfillshme në krahasim me fuqinë e muskujve të konsensusit PD-PS.
Kodi Zgjedhor
Dekreti i kreut të shtetit për Kodin e ri Elektoral u rregullua me dispozitë kalimtare nga komisioni i posaçëm i Reformës zgjedhore në Kuvend. Sipas kësaj dispozite, Presidenti Bamir Topi duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve 7 ditë pas miratimit të Kodit. Në këtë ligj është përcaktuar se kjo datë duhet të jetë 21 ose 28 qershori i vitit 2009. Kodi i ri Zgjedhor përcakton rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë dhe për organet e qeverisjes vendore.
Ligji për Prokurorinë
Projektligji për Prokurorinë u miratua ditën e premte nga komisioni parlamentar i Ligjeve në një mbledhje e cila zgjati më shumë se tre orë. Gjatë kësaj mbledhjeje ku ishin të pranishëm ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, palët shpalosën mendimet e tyre lidhur me draftin e qeverisë. Në këtë mbledhje kryeprokurorja shprehu shqetësimin e organit që drejton, lidhur me dy nenet të cilat kanë të bëjnë me imunitetin e prokurorëve dhe me inspektimet e ministrisë së Drejtësisë në organin e akuzës. Gjithsesi, demokratët e socialistët kanë shprehur qëndrimin e tyre pro këtij projekti, çka automatikisht pritet të reflektohet me votë edhe në seancën e sotme plenare. Gjithashtu, në seancën e fundit parlamentare për vitin 2008, parashikohet dhe miratimi i disa shtesave dhe ndryshimeve në Kodin Civil, në Kodin Penal, Kodin e Punës, të cilat kërkojnë detyrimisht një shumicë të cilësuar votash (minimumi 84 vota).
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)