Vlorë, dy të plagosur me armë zjarri
VLORE -Plagosje me armë në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen “Lef Sallata”, pak metra larg qendrës së qytetit bregdetar. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se të plagosur kanë mbetur Altin Naka, pronar i një pike internet kafeje dhe një shtetas tjetër R. Duka. Burimet thonë paraprakisht se plagosja ka ndodhur para intrenet kafesë, por ende nuk mund të flitet për autor të identifikuar apo motivet e saj. Dy të plagosurit mësohet se janë dërguar në spitalin e qytetit bregdetar, ku mjekët shprehen se në gjëndje më të rënde ndodhet Altin Naka, pronari i intert kafesë. Nuk dihet cfarë lidhjeje mund të ketë pasur mes dy të plagosurve. Policia nga ana e saj ka bërë rrethimin e zonës ku ndodhi plagosja ndërsa po merr në pyetje dëshmitarët.
(m.a/BalkanWeb)
(m.a/BalkanWeb)